Komuna e Tetovës: Ndërpriten punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”

zhdukesit e drunjve 2Këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën” do duhej të reagonin paraprakisht ndaj vendimit të Komunës për prerjen e drunjve të vjetër, gjegjësisht të parandalonin prerjen e drunjve, sepse janë vendimmarrës në Këshillin e Komunës, nuk janë Organizatë (Jo)qeveritare.

Përndryshe Këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën” me 31 kandidat kishin gjithsejtë 2.842 vota, që matematikisht rezulton se secili kandidat ka siguruar mesatarisht nga 92 vota – prej gjithsejtë 85.577 votuesve në Komunën e Tetovës.

“Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, ne lidhje me reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë.

Punimet në këtë rrugë u filluan 1 muaj para zgjedhjeve si kampanjë e Kryetares së dështuar dhe u la në mjerim gati 5 muaj me radhë edhe nga Këshilli dhe Kryetari i ri Komunës, e cila vazhdon të jetë gati e pakalueshme, humbjet më të mëdha i kanë ndjerë bizneset në këtë pjesë të qytetit si dhe banorët që duhet të qarkullojnë nëpër këtë xhungël rrugore”.

Si duket edhe Kryetari i ri Komunës edhe Këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën” dëshirojnë edhe më tej ta shfrytëzojnë politikisht këtë vështirësi të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>