Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev duket se ndërpreu të gjitha shpresat e Kosovës për anëtarësimin e saj në UNESCO, gjatë këtyre dy viteve.
“Do të përgjigjem për qëndrimin e Maqedonisë në UNESCO,0 lidhur me Kosovën. Nuk është një pyetje që lidhet me këtë vit, nuk e di madje as nëse do të jetë për vitin tjetër”, u shpreh Zaev.
Nga Durrësi, ku ishte i pranishëm në takimin informal të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, Zaev i drejtoi dhe një mesazh opozitës maqedonase për të votuar ligjin e përdorimit të gjuhëve.
“Unë pres dhe ftoj opozitën edhe njëherë, që ta votojë atë ligj, sepse ato çështje të cilat ishin të diskutueshme, nëse ishin në përputhshmëri me Kushtetutën apo jo, janë jashtë atij ligji. Pas votimit të ligjit, Komisioni i Venecias, por edhe Gjykata jonë kushtetuese do të kenë shansin të komentojnë për ato gjëra që nuk janë pjesë e ligjit”, tha kryeministri maqedonas.
E në fund, Zoran Zaev u shpreh shumë optimist për zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë.
“Ne po e ndjekim këtë çështje nëpërmjet Kombeve të Bashkuara dhe shpresojmë që në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër, do të ketë një propozim të ri nga Mattew Nimetz, i cili është drejtuesi i procesit dhe në fund unë shpresoj që do të ketë lëvizje, sepse është shumë frustruese për në që të presim përpara dyerve të NATO-s”, deklaroi Zaev.
/ Top Channel