Kosovë – Maqedoni vetëm me letërnjoftim

thaci-poposkiKosova dhe Maqedonia firmosën marrëveshjet për kalimin e kufirit vetëm me një letërnjoftim dhe për hapjen e pikë-kalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki pas takimit me zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi tha se pret që marrëveshjet e nënshkruara të shoqërohen më bashkëpunim edhe më intensiv në projekte të ndryshme.

“Mendojmë se kemi një numër të madh të fushave për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, siguri, infrastrukturë. Interesi ynë është që të kemi Kosovën, si fqinjë i qëndrueshëm dhe në këtë drejtim edhe nënshkruam këto marrëveshje”, deklaroi
Nikolla Poposki, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Poposki dhe Thaçi deklaruan se tani u mbetet grupeve punuese të finalizojnë detajet para hyrjes në fuqi të marrëveshjeve.

“Ne do të punojmë për implementimin e shpejtë të këtyre marrëveshjeve. Ne po përpiqemi që sa më shpejtë të fillojë implementimi, është çështje e ekipeve teknike që t’i përmbyllin obligimet e tyre dhe të definojnë mënyrën, formën dhe kohën, por do të ndodhë shumë shpejtë”, tha Hashim Thaçi, zv/kryeministër i Kosovës.

Thaçi ndërkohë shtoi se shteti kosovar mbetet i përkushtuar për paprekshmërinë e kufijve, do të thellojë bashkëpunimin me Shkupin zyrtar për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.. Kosova është vendi I katërt, me të cilin Maqedonia ka firmosur marrëvëeshjen për lëvizjes e lire. Qytetarët pa pasaporta, vetëm me letërnjoftime mund të lëvizin edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>