350 milion euro për masat e krizës energjetike dhe ekonomike
42 mijë qytetarë në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3 mijë denarë ndihmë nga Qeveria, kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë prezentimit të masave anti-krizë. Ai tha se janë ndarë 350 milion euro për masat e krizës energjitike dhe ekonomike.
“Për 42 mijë qytetarë do të sigurojmë ndihmë prej 3 mijë denarëve në katër muajt e ardhsëm këtu hyjnë personat të cilat marrin ndihmë sociale, prindërit e vetëm, personat të cilat janë me nevoja të veçanta, persona te pa punësuar. Për këtë masë janë ndarë 8 milion euro. Një kategori e pensionistëve do të marrin nga 1500 denarë ndërsa të tjetër 3 mijë denarë”,deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndihmë do të kenë qytetarët dhe kompanitë për t’i mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike.
“Do të kemi mjaftë ushqim dhe ngrohje këtë ua sigurojmë qytetarëve. Nuk do ta harrojmë asnjërin nuk do ta lëmë vetëm në këtë krizë ekonomike. 4 mijë qytetarë do të ndihmohen për energji elektrike, 200 euro për qytetarët për çdo muaj, kompanitë lirohen nga TVSH-ja për import për gaz, për bujqit ndamë për 52 milion euro”, ,deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në mesin e masave anti krizë janë edhe kompanitë e mesme dhe të vogla, ndërsa nuk do të përfshihen bankat, kazinot.