Ish-lehtësuesi i negociatave në Përzhino, Peter Vanhoutte, përsëri nëpërmjet rrjetit social Facebook ka përshkruar situatën aktuale politike në Maqedoni, duke e krahasuar vendin me Turqinë, si shtete të regjimeve autoritare.
‘Kjo nuk është vetëm në lidhje me Turqinë, ekziston aktualisht tashmë një aleancë e regjimeve autoritare të lidhura ngushtë me Turqinë, duke përfshirë Maqedoninë, Hungarinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe vende tjera në rajon, gjithnjë në rritje. Ne kemi nevojë për të ndërmarrë veprime dhe për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe vlerat evropiane, të tilla si sundimi i ligjit, transparencën dhe llogaridhënie’, shkruan Vanhoutte në Facebook. (ina)