Kryeministri i VMRO-VLEN, Mickoski në SHBA: Jemi shtet multietnik, por 2/3 e popullatës janë maqedonas! Të tjerët janë shqiptarë, serbë, turq…

Banore ne MaqedoniSi kryeministri Mickoski manipuloi në Uashington me shifrat e popullsisë në Maqedoninë e Verirut?!

Por sa është e saktë kjo shifër, bazuar në regjistrimin e popullsisë së vitit 2021. Mickovski duket përdorur formulën matematikore 2/3 e popullsisë, rezulton që maqedonasit në numër janë gati 66.6%, një shifër që nuk përkon me realitetin e ri të vitit 2021, kur në regjistrimin e popullsisë vetëm 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas. Mickovski ka rritur deklarativisht për gati 12% numrin e popullsisë maqedonase.

 

Enti Shtetëror i Statistikës më 30 mars 2022, publikoi numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar, që përfshin atë rezidente dhe jorezidente.

 

Janë regjistruar gjithsej 2,097,319 persona dhe prej tyre 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

 

Bazuar në deklaratën e kryeministrit Mickovski, shifra e më e përafërt është me regjistrimin e popullsisë të vitit 2002. Në atë kohë, popullsia e përgjithshme ishte si vijon:

 

Maqedonas 1,297,981 (65.17%);

Shqiptarë 506,083 (25.17%);

Turq 77.959 (3,85%);

Romë 53.879 (2,66%);

Serbë 35.939 (1,78%);

Boshnjakë 17.018 (0,84%);

Vllahë 9.695 (0,48%);

Të tjerë 20.993 (1,04%).

 

Tendencë e kryeministrit Mickovski është edhe përfshirja e shqiptarëve në numrin e pakicave. Kur tha që 1/3 janë të tjerët, shqiptarë, serbë, turqit, vllahët, boshnjakët dhe të tjerët. Ky konstatim është tendencioz nga fakti që shqiptarët janë 29.52 për qind, e të tjerët të gjithë së bashku janë më pak se 10%, respektivisht 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>