Me 6 vota pro, por pa prezencën e kryetarit Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarëve të propozuar nga LSDM-ja Violeta Duma dhe Igor Milev, KSHZ-ja miratoi vendimin përmes të cilit theksohet se janë plotësuar kushtet për zgjedhje më 5 qershor.
Vendimin përveç anëtarëve të partive në pushtet VMRO-së dhe BDI-së e votoi edhe anëtari i PDSH-së Bedredin Ibrahimi.
Ndërkohë që Çiçakovski dhe dy anëtarët e LSDM-së Violeta Duma dhe Igor Milev braktisën seancën gjatë momentit të votimit. (alsat)