“Kumanova”, Sefaj: Gjithçka është gjellë e shërbimeve sekrete

grupi i kuGenc Sefaj, njëri nga të akuzuarit në rastin “Kumanova”, në seancën e sotme gjyqësore ku dha fjalën e tij përfundimtare, kujtoi prokurorinë dhe gjykatën se organizatorët e vërtetë duhet t’i kërkojë diku tjetër, shkruan gazeta Lajm.

“Po të kishte pasur luftime më 10 maj, ne këtu nuk do të ishim. Të njëjtit që na sollën këtu, vratë edhe njerëzit e vet edhe njerëzit tanë. Nuk ka këtu dy palë kriminele, ata ishin në qeveri. Aktakuza pa asnjë argument fjalën e mbylli duke thënë se një pjesë e grupit kanë pasur motive politike, pa treguar në çfarë kuptimi politike. Ose kush mori para, prej kujt, ose ta dimë kush na ka borxh!

Trupi gjykues e ka pas rastin ta korrigjojë një të padrejtë. Gjithçka është gjellë e shërbimeve sekrete. Duhet të nxirren para drejtësisë organizatorët e vërtetë”, tha mes tjerash i akuzuari Sefaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>