Kumanovë, arrestohen “bashkëpunëtorët” e grupit të armatosur

kumanova autoblindaMinistria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, mëngjesin e së enjtes ka ndërmarrë një aksion të madh policor në Kumanovë për të arrestuar bashkëpunëtorët e grupit të armatosur me të cilin u përlesh policia maqedonase më 9 maj, në “Lagjen e Trimave”.

Sipas MPB-së, kontrollet po bëhen në Shkup dhe Kumanovë dhe janë arrestuar disa persona të cilët do të dalin para gjykatësit kompetent.

Mediat raportojnë se policia maqedonase mban të rrethuar fshatin Brezë, që ndodhet në afërsi të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se do të japë më tepër detaje më vonë gjatë ditës.

Në aksionin e majit të këtij viti në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë humbën jetën 8 policë, ndërsa 30 të tjerë mbetën të plagosur.

Gjatë këtij aksioni policor u vranë 10 anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa 30 u dorëzuan dhe kundër tyre është ngritur procedurë gjyqësore.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>