Kuriri sërb thumbon Gruevskin

GruevskiMediat në Sërbi kanë thumbuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski të cilin e akuzojnë se ka shitur emrin e shtetit tek grekët dhe te ndërkombëtarët vetëm për të qenë në pushtet. Këtë lajm agjencia sërbe Kurir e ka lidhur me vizitën e Nikos Kotzias në Maqedoni gjatë javës së kaluar.

”Edhe pse shitet si nacionalist dhe patriot, ai gjatë javës së kaluar është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Greqisë ku kanë biseduar në mënyrë intensive për emrin e Maqedonisë.” shkruan portali Kurir nga Sërbia.

”Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias javën e kaluar ka qenë në Shkup ku është takuar me Nikolla Gruevski. Në mes tjerash ata kanë biseduar edhe për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Gruevski mundohet që të përdor emrin e shtetit si kartë të fundit për të ikur nga përgjegjësia.” thotë burimi i mirëinformuar i Kurir.rs.

Ndërkohë Kurir e ka publikuar edhe bombën e opozitës ku Gruevski ka biseduar për emrin me zyrtarë tjerë të partisë së tij. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>