Katica Janeva është prokurorja nga Gjevgjelia, e cila ka një karrierë të pasur në fushën e drejtësisë.
Ajo gjithashtu rrjedh nga një familje gjykatësish, ndërsa babai i saj ka qenë kryetar i Gjykatës së Gjevgjelisë.
Janeva është e njohur edhe për përgaditjen e saj profesionale, për shkak të ndjekjes së shumë trajnimeve dhe praktikave profesionale në Akademinë vendore dhe në seminare ndërkombëtare.
Siç mëson televizioni Telma, propozimi për të ka ardhur drejtpërdrejt nga ndërmjetësit ndërkombëtarë në negociatat që kanë vazhduar deri në orët e mëngjesit. Janeva gjatë kohë njihet si prokurore që ka sjellë vendime të pavarura dhe gjithnjë kishte shmangur presionet politike.
Ajo është e njohur edhe në sferën e avokaturës. Në fletë pronësinë e saj të publikuar në internet shihet se ajo bën një jetë normale dhe pasuri mesatare.
Ajo posedon një makinë Reno Campus, llogari bankare në Tutunska Banka, ndërsa në emër të burrit të saj të ndjerë udhëhiqen prona me vlerë prej 20 mijë euro dhe një makinë me një vlerë 20 mijë euro (Rover 45).
Janeva do të procesojë rastet e aferës së përgjimeve dhe rastin “Puç“ që ka të bëjë me liderin e opozitës Zoran Zaev, i cili akuzohet për spiunim dhe rrezikim të interesave shtetërore, pas publikimit të përgjimeve. (INA)