Kuvendi debatoi për propozimin për heqjen e testimit ekstern

Kuvendi pasdite në kuadër të seancës së 67-të ka debatuar për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsimin fillor, i shtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së opozitare, i cili me të kërkon heqjen e testimit ekstern.

Renata Deskovska e LSDM-së elaboroi se kërkojnë heqjen e testimit, pasi që, siç tha, nuk i mat njohuritë e nxënësve, ndërsa arsimtarët i vendosin në pozitë të pabarabartë.

Ajo u bëri thirrje shumicës parlamentare që të ballafaqohen, siç tha, me gabimin të cilin e kanë bërë me vendosjen e testimit ekstern dhe ta korrigjojnë.

Ndryshime në testimin ekstern me analizë gjithëpërfshirëse kërkoi deputeti, Pavle Trajanov i Lidhjes Demokratike, sipas të cilit nevojitet testim ashtu siç zbatohet në shtete të tjera.

Sipas Dragan Danov të VMRO-DPMNE-së, ka dallim të madh në qeverisjen e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në lidhje me statusin e mësimdhënësve dhe theksoi se nga viti 2006 mësimdhënësit kanë marrë vendim pune, ndërsa në kohën e LSDM-së ata kanë qenë me kontratë në kohë të caktuar.

Debati për këtë pikë të rendit të ditës do të vazhdojë nesër në orën 11.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>