Ky është Gjoko, aleati i BDI-së që u jepte dajak shqiptarëve

gjoko-strezovskiGjoko Strezovski është kryetar aktual i Komunës së Resnjës. Qeverisjen lokale në këtë komunë ai e ka ndërtuar së bashku me partinë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë post ai erdhi nga Policia, ku punonte si inspektorë mjaftë i dhunshëm, sidomos ndaj shqiptarëve.

Strezovski mbahet mend për rrahjen e shqiptarëve në mënyrë brutale. Viktima të tij ishin edhe disa investitor kosovar, të cilët këtyre ditëve fituan drejtësinë në Gjykatën e Stazburgut.

Ata fituan drejtësinë dhe autoritetet e Maqedonisë për brutalitetin e pësuar do të duhet të paguajnë dëmin prej rreth 12 mijë euro.

Në ngjarjen e lartpërmendur, më i dëmtuar ishte Esat Asllani, të cilit Gjoko ia theu hundën dhe i shkaktoi disa fraktura në dorë dhe pjesë tjera të trupit.

Paradoksi është se si një person i till, kriminel lejohet të garojë në zgjedhje dhe cuditërisht mbështetet edhe nga një parti shqiptare. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>