Ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në Luksemburg në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku u nxorën konkludimet për Maqedoninë, për mediumet përshkroi debatin ministror për Maqedoninë.
“Duhet hetim i pavarur dhe objektiv. Nëse ajo nuk bëhet atëher është e mundshme që të ketë destabilizim në Maqedoni”-kështu ka deklaruar ministri i jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak për situatën e fundit në Maqedoni.
“Më shumë shqetësim e ndjek situatën, pasi prezantimet e liderit të opozitës janë shumë serioze dhe Maqedonia është shtetë kandidat për në Bashkimin Evropian, mendoj se ajo është çështje që shefat e diplomacive të BE-së duhet t’a diskutojnë. Patjetër të zbulojmë se ku është e vërteta. Ajo është me rëndësi, jo vetëm për ne, por edhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka deklaruar Lajçak duke shtuar se hetimet janë mënyra e vetme që të pengohet destabilizimi”.
Ministrat e jashtëm të BE-së dje pasdite miratuan konkludimet për Maqedoninë ku shprehën “shqetësimin e thellë”, por edhe mbështetjen e tyre për marrëveshjen e 2 qershorit si bazë për marrëveshje përfundimtare dhe kërkuan zgjidhje afatgjatë të arrihet deri në fund të muajit. (lajm)