Presidenti bullgar Rumen Radev priti për një vizitë ish-kryeministrin e RMV-së Ljubço Georgievski me kërkesë të liderit të VMRO-Partia Popullore, raportojnë mediat bullgare.
“Dialogu politik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet të zhvillohet në të gjitha nivelet dhe mund të japë rezultate kur të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë dhe zbatimin e konsensusit evropian nga viti 2022”, theksoi Radev.
Në bisedë, Radev shprehu shpresën se qeveria e Maqedonisë do t’i qaset sa më shpejt përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, si dhe shprehu pritjen që të ndalet “gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve” në Maqedoni.
Georgievski, nga ana e tij, theksoi se është për dialog shumë më aktiv në marrëdhëniet bilaterale dhe mbështet përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë dhe garantimin e të drejtave të tyre.
alsat