LSDM në kuadër të ekipit dhe shpërndarjes së saj nëpër institucionet qeveritare nëpër kabinete të ministrave dhe të drejtorive ka përfshirë menjëherë ekspertë, njerëz të mediave dhe aktivistë të shoqërisë civile që e ndihmuan procesin e ndryshimit në Maqedoni. Kjo është dëshmuar me angazhimin e disa emrave duke nisur nga kabineti i Zaevit, ku janë këshilltarë që vijnë nga media, provinienca e shoqërisë civile dhe aktivistë të tjerë.
Por nga ana tjetër, partitë shqiptare si BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ka mbushur kabinetet me militantë partiak, për t’ia zgjidhur fatin e punës. Shumica e tyre janë të paaftë për poste të caktuara, ndërsa siç mësohet aty emërohen vetëm për një rrogë që nuk është diçka, por pak më e lartë se një rrogë solide.
Një zyrtar i Qeverisë ka pranuar për INA se kanë nisur të vijnë militantë partiak, apo nga BDI të ngelen ata.(INA)