Ish-ministri i brendshëm dhe kryetari i partisë të Bashkuar për Maqedoninë është liruar sot nga burgu. Lajmi bëhet i ditur nga “Fokus”, që thekson se së shpejti do të jap detaje për lirimin e tij.
Ai vuajti 5 vite burg, pasi që më 5 qershor 2011 u arrestuar para një restoranti ekskluziv në qendër të Shkupit, për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Rasti i tij u notua edhe nga Departamenti Amerikan i shtetit si i burgosur politik, informon INA.
Boshkovski është i njohur edhe si i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, për vrasjen e civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në fshatin Luboten të Shkupit. (INA)