Maqedoni – Edhe 50 milionë euro për çmendurinë baroke të Gruevskit

shkupiPartia më e madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, ka akuzuar ish-kryeministrin dhe lider të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për 50 milionë euro shtesë të planifikuara për ndërtimin e godinave të stilit barok.

Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mancevski këto investime i ka konsideruar si gjenocid ndaj qytetarëve të Shkupit.

“Ish-kryeministri Nikolla Gruevski vazhdon me gjenocidin ndaj qytetarëve të tij. Deri më tani ka harxhuar rreth 630 milion euro për “Shkupin 2014” dhe tani ka deklaruar se do të shpenzojë 35 milion euro për ndërtesë të re të Bankës Popullore. Çdo vit nëpërmjet Qytetit të Shkupit harxhohen miliona euro për fasada të stilit barok. Vetëm këtë vit në Shkup do të harxhohen 5,4 milion euro për fasada barok. Këto janë para të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sepse burojnë nga buxheti qendror”, deklaroi Mancevski.

Ai ka bërë disa përllogaritje hipotetike se çfarë mund të ndërtohej me këto para të harxhuara kot sipas tij.

“Me 630 milionë që deri më tani janë shpenzuar për Shkupin 2014, ish-kryeministri mund të ndërtonte 80 laboratore të reja, të pajisura në të gjithë Maqedoninë, të ndërtonte një qendër të tërë të re klinike e cila nuk tejkalon 130 milionë euro, të ndërtojë 10 spitale të reja klinike në qytetet më të mëdha në Maqedoni, për të cilat mjaftojnë 300 milionë euro, dhe do të ngelnin edhe 150 milion euro për pajisje të reja në shëndetësi”,tha Mancevski. (ina)

Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>