Maqedoni, fotografimi i fletëvotimit në zgjedhje dënohet me 3 deri në 5 vite burg

fletevotimeNga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se 10 persona që janë ndaluar nga policia ditën e zgjedhjeve për shkak se janë kapur duke fotografuar votën, rrezikojnë të dënohen prej 3-5 vite heqje lirie. Shumica e të ndaluarve gravitojnë në Qytetin e Shkupit dhe ndaj të njëjtëve është ngritur akuzë për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Në rrethin parë të zgjedhjeve lokale, nga organet e rendit janë ndaluar 10 persona, për shkak të fotografimit të fletëvotimit në vendvotim. Të gjithë këto raste janë zbardhur dhe kundër këtyre personave është ngritur akuzë për kundërvajtje,“Fotografim të fletëvotimit”- thuhet në kumtesën e Ministris së Brendshme.

Në të shumtën e rasteve “Fotografimi i votës bëhet për t’ia dëshmuar dikujt se për kënd ka votuar” thotë avokati Zvonko Davidoviq i cili shpjegon se edhe për atë që ka fotografuar votën, njëjtë edhe ai që e ka urdhëruar fotografimin, ligji parasheh minimum 3 vite dënim me burg.

“Fotografimi i votës bëhet që të dëshmojë diku dhe të ketë fakte se për kënd ka votuar ose ajo që të dëshmojë se ka mbaruar punën për të cilën e ka obliguar dikush. Ai i cili e fotografon votën, bën vepër penale “Shkelje të privatësisë së votimit” për të cilën masa minimale e dënimit është 3 vite. Nëse vërtetohet se këtë vepër e ka kërkuar ndonjë njeri tjetër, me kërcënim, mashtrim ose çfarëdo qoftë, me qëllim që të votoj për ndonjë njeri të caktuar, ai bën vepër penale “Shkelje e zgjedhjes së lirë të votuesve” për të cilën gjithashtu parashihet dënimi minimal me burg prej 3 vitesh”, tha avokati Zvonko Davidoviq.

Raste të fotografimit të votës janë regjistruar edhe gjatë proceseve të kaluara zgjedhore, të cilat gjithashtu janë sanksionuar me ligj./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>