Maqedoni, subvencionimi i kondicionerëve-inverter apo i kampanjës zgjedhore?!!

Inventer KondicionerMinistria e ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar promovoi për herë të parë projektin për subvencionimin e kondicionerëve – inverter.  Si një masë preventive kundër ndotjes, nga buxheti i kompanisë energjetike ELEM me 618 milion denarë gjegjësisht 10 milion euro, 10 000 familjeve nga zonat më të ndotura  (5200 familje nga Shkupi, 2500 nga Manastiri, 1500 nga Tetova dhe 800 familje nga Kërçova) do tu jepen deri në 1000 euro që të blejnë kondicionerëve – inverter,  me qëllim që të largohen nga ngrohja me dru.

Por tanimë tre muaj pas konferencës së parë të zëvendës Ministrit Jani Makraduli, qytetarët ende janë në pritje të shpalljeve, ndërsa i gjithë projekti duket që ka ngecur në sirtarët e pushteteteve lokale. Bëhet e ditur se se qeveria mjetet i ka shpërndarë në llogaritë e komunave dhe pritet që të formohen komisione përkatëse që të publikohen shpalljet ku do të aplikojnë qytetarët e interesuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>