Maqedoni, ish-shefi i shërbimeve sekrete nën hetim. Shkak arrestimi i Boshkovskit

saso mijalkovProkuroria Speciale në Maqedoni ka nisur një procedurë hetimore për 7 persona, për shkak të mënyrës së arrestimit të ish-kryetarit të partisë maqedonase “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, 5 vite më parë.

Në lëndën e re të Prokurorisë Speciale me emrin “Tortura”, i dyshuar kryesor është ish-shefi i Drejtorisë për Sigurinë dhe Kundërzbulimin, Sasho Mijalkov. Ky i fundit dyshohet se, për shkak të dallimeve politike, ka urdhëruar policinë të ushtrojë veprime çnjerëzore ndaj Boshkovskit, gjatë arrestimit të tij.

“I dyshuari i parë, ish-drejtori i Drejtorisë për Sigurinë dhe Kundërzbulimin, për shkak të bindjeve të kundërta politike ka urdhëruar pjesëtarët e njësisë speciale ‘Alfa’ dhe komandantin e kësaj njësie policore, që të ushtrojnë dhunë fizike e psikike gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit”, tha Fatime Fetai, prokurore.

Mbi hetimet e Prokurorisë Speciale për rastin “Tortura”, para mediave ka folur prokurorja shqiptare nga Tetova, Fatime Fetai, duke prezantuar përmbajtjen e çështjes në fjalë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo ka sqaruar se, ligji ia pamundëson që një gjë të tillë ta bëjë edhe në shqip.

“Kjo Prokurori do të respektojë me përpikmëri Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet e këtij vendi. Ndaj dhe, paraqitja ime para jush e para qytetarëve do të bëhet në gjuhën letrare maqedonase, në të cilën udhëhiqet zyrtarisht procedura penale në Maqedoni”, tha Fatime Fetai, prokurore.

Nga Prokuroria Speciale kanë bërë me dije se, ende nuk kanë dëgjuar bisedat e përgjuara për rastin “Monstra” dhe nuk dihet nëse do të hapet procedurë hetimore për këtë rast.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>