Maqedoni, kërkohet Gjykatë Speciale

gjyqNë Maqedoni kanë pasuar reagimet pasi që Gjykata Themelore Shkupi 1 shpalli si të pabaza dëshmitë nga përgjimet që u publikuan nga ana e opozitës. Me këtë gjykata e shpallë edhe të mbyllur procesin e hetimeve, duke theksuar se bëhet fjalë për dëshmi të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe se kjo sipas kodit penal nuk përbën bazë për të gjykim.

Por ky vendim i gjykatës ka nxitur reagime të ashpra. Komiteti i Helsinkit ka shprehur shqetësim për vendimin e gjykatës dhe keqpërdorimin e drejtësisë.

Një reagim të ashpër ka bërë edhe profesorja universitare Mirjana Najçevska e cila në profilin e saj në facebook ka shkruar se vendimi i tillë tregon se në këtë vend nuk është i mjaftueshëm vetëm prokuror special, por edhe gjykatë speciale.

“Kjo tregon se nuk mjafton vetëm formimi i prokurorit special. Por duhet të formohet gjyq special. Proceset gjyqësore që hetojnë të fortët që kanë bërë shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut procesohen në gjykata speciale, që kanë kapacitet për tu ballafaquar me ata që mendojnë se janë të padënueshëm”, theksoi Najçevska. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>