Maqedoni: Pakënaqësi brenda Bashkimit Demokratik për Integrim

Zhvillimet e fundit në Maqedoni duket se po nxisin pakënaqësi edhe brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, që bën pjesë në koalicionin qeveritar.

Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Arben Labënishti ka dhënë dorëheqje nga ky post si dhe nga të gjitha funksionet që kishte në BDI. Në një letër të hapur ai thekson mospajtimin me politikat e drejtuesve të partisë, mospërfilljen e vlerave kombëtare shqiptare,  që sipas tij, o krijojnë hapsirë për shmangien e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Edhe Hazbi Lika, një zyrtar i njohur si njeri i afërt me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit organizativ të partisë, për shkak të politikave të gabuara të drejtuesve partiakë, siç është shprehur ai.

Por, zoti Lika vazhdon të mbetet deputet i BDI-së në Parlament dhe anëtar i kryesisë qendrore të partisë. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka bërë komente në lidhje me këto zhvillime brenda radhëve të saj. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>