Maqedoni, protesta pas zgjedhjeve

presioni-ndaj-kshzRezultati i ngushtë i zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni po rrezikon të shtojë tensionet në vend.

Qindra protestues, mbështetës të partisë VMRO-DPMNE dhe funksionarë të saj, u mblodhën para selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që po shqyrton disa ankesa të opozitës. Protestuesit thanë se askush nuk guxon t’ia rrëmbejë fitoren partisë së tyre. Ata brohorisnin parulla fyese ndaj komisionit, si dhe parulla antishqiptare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e vazhdoi të premten seancën për shqyrtimin e ankesave të Lidhjes Social Demokrate, pas një nate mjaft të tensionuar. Qindra përkrahës dhe përfaqësues e zyrtarë të lartë të partisë VMRO-DPMNE u mlodhën mbrëmë para mesnate para zyrave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të kërkuar njohjen e rezulatit të shpallur dhe fitoren e partisë së tyre. Ata qëndruan aty për disa orë duke kërcënuar e ofenduar anëtarët e komisionit, duke përdorur një gjuhë urrejtjeje kundër shqiptarëve por edhe kundër diplomatëve të akredituar në vend. Protestuesit u mblodhën edhe sot para KSHZ. Forca të shtuara policore janë vënë si mbrëmë edhe sot në mbrojtje të ndërtesës ku ndodhet KSHZ dhe disa ministri.

Anëtarët e Komisionit diskutonin mbi ankesën e LSD për parregullsi në një prej vend-votimeve në zonën e gjashtë zgjedhore që përfshin pjesët veriperëndimore të Maqedonisë.

Komisioni, i cili u mblodh edhe sot për të vazhduar punën, i hodhi poshtë si të pabaza katër nga tetë ankesat e opozitës maqedonase. Po ashtu, më herët qenë hedhur poshtë shtatë nga tetë ankesat e Lëvizjes Besa. Kjo e fundit pretendonte që me rinumërimin eventualisht të votave nga disa qendra të votimit do të mund të ndryshonte rezultatin, duke marrë një mandat më tepër në zonën e dytë dhe një tjetër në zonën e gjashtë zgjedhore. Por sipas të gjitha gjasave, partia e re do të mbetet me pesë vende ligjvënësish në parlamentin e Maqedonisë.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) nuk e njeh rezultatin e parë të KSHZ-së për zgjedhjet e parlamentare të 11 dhjetorit, nga doli me 49 mandate ligjvënsish, nga 120 sa do të ketë parlamneti i vendit. Partia pretendon se ka numër të njejtë mandatesh me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht nga 50 secila. Nga ana tjetër VMRO-ja bën thirrje për zyrtarizimin sa më të shpejtë të rezultatit dhe konstituimin e parlamentit, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re.

Por retorika e vazhdueshme antishqiptare e funksionarëve të saj, sipas një pjese të analistëe, vështirë se do të lejojë ndonjë prej partive shqiptare, përfshirë dhe partnerin 9 vjeçar të saj – BDI që të hyjë në një koalicion qeveritar me të. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>