Maqedoni, VMRO dhe LSDM përplasen për Prokurorinë Speciale

krstoPartia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE është e pakënaqur nga puna e deritanishme e Prokurorisë Speciale. Ky institucion, që duhet të hetojë skandalin e përgjimeve, sipas partisë së Nikolla Gruevskit funksionon në mënyrë jotransparente.

“Për fat të keq, as qytetarët maqedonas por as ne deputetët nuk kemi informacione sa është numri i të punësuarve në Prokurorinë Speciale, apo sa janë pagat e tyre. Më duhet të konstatoj se që nga fillimi i punës së prokurores speciale, Katica Janeva dhe stafin e saj e kanë përcjellë shumë kundërthënie për shkak se palët kanë punuar më vete”, ka deklaruar Krsto Mukovski, nga VMRO-DPMNE.

Por opozita maqedonase vlerëson se pushteti frikësohet nga e vërteta që duhet të zbardhë Prokuroria Speciale për përfshirjen e zyrtarëve të lartë qeveritarë në krime të rënda, ndaj dhe ka filluar të sulmojë këtë institucion.

“Është e qartë se në Prokurorinë Speciale po hetohen lëndë në të cilat ekzistojnë indicje për krime të rënda nga zyrtarët e qeverisë dhe kjo e frikëson atë. Pra, i frikëson e vërteta që duhet të zbardhet në muajin mars nga prokuroria. Ju nuk jeni mësuar me institucione të pavarura të drejtësisë, që dëshmohet edhe në raportet e deritanishme ndërkombëtare për vendin tonë”, ka deklaruar Goran Sugarevski, nga LSDM.

Në fund të debatit rreth punës së Prokurorisë Speciale, deputetët miratuan buxhetin prej 4 milionë euro që ka kërkuar ky institucion për të funksionuar në mënyrë të pavarur.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>