Maqedonia bëhet me qeveri të re

qeveria e re rmQeveria e re e Maqedonisë u miratua me 62 vota për, 44 kundër dhe pesë të paanshme pas një debati prej dy ditësh në parlament.

Kundër votuan 44 deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa pesë ligjvënësit e Lëvizjes Besa abstenuan.

Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev nga LSDM ka 25 ministra, tetë nga të cilët janë nga radhët e komunitetit shqiptar, përkatësisht nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët.

Formimi i qeverisë së re pritet t’i jap fund krizës së zgjatur politike që e ka mbajtur vendin pa qeverisje funksionale që nga viti 2015. pas krizës që pasoi një aferë përgjimesh të qeverisë së ish kryeministrit Nikola Gruevski. Partia e këtij të fundit ishte në pushtet që nga viti 2006

“Unë do të jem kryeministër i të gjithëve që do të punojë për të gjithë. Unë paraqes një qeveri të përgjegjshme reformatore dhe evropiane”, tha kryeministri Zaev, sipas të cilit qeveria e tij ka tri synime kryesore: zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zoti Zaev paka para votimit iu përgjigj një mori pyetjesh dhe kritikash që i ishin bërë që nga fillimi i seancës, ditën e mërkurë.

Paralajmërimi i tij për ngritjen e taksave në 18 për qind për ata të cilët fitojnë më shumë se një mijë euro në muaj, hasi në kritika të deputetëve opozitarë të VMRO-së, të cilët u shprehën skeptikë për mundësitë e qeverisë së re në lidhje me ngritjen ekonomike, thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Zaev po ashtu tha se pushteti i kaluar kishte prirje albanofobe, radikal-nacionaliste dhe banditeske dhe prandaj ai pushtet ra.

Por, drejtuesi i ri opozitar Nikolla Gruevski, duke folur nga foltorja e parlamentit tha se qeveria e tij nuk kishte punuar kundër shqiptarëve por përkundrazi kishte investuar në zonat e banuara me shqiptarë, kishte rregulluar infrastrukturën dhe kishte ngritur numrin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike nga 10 në 20 për qind.

Maqedonia humbi gati një gjysmë viti për themelimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në të cilat VMRO-DPMNE mdon[se fitoi numrin më të madh nuk siguroi dot shumicën parlamentare për të formuar qeverinë dhe për këtë arsye kundërshtonte krijimin e kësaj shumicë nga partia e zotit Zaev dhe partive shqiptare.

Presidenti Gjorge Ivanov, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE, kishte refuzuar deri më 17 maj t’i jepte mandatin zotit Zaev. Ai ndërroi mendim pas dhunës që përfshiu parlamentin më 27 prill kur mbështetësit e VMRO-DPMNE-së ndërhynë më forcë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në postin e kryetarit të parlamentit. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ushtruan trysni mbi presidentin Ivanov dhe VMRO-DPMNE-në për t’i hapur rrugë procesit të ngritjes së institucioneve. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>