Maqedonia bllokon importin e perimeve të freskëta nga Shqipëria

bllaceMaqedonia ka ulur traun e doganës duke ndaluar importin e perimeve të freskëta nga Shqipëria.

Katër kamionë me pemë dhe perime nga Shqipëria që kishin si destinacion tregun e Maqedonisë janë bllokuar në vendkalimin kufitar Bllacë. Bëhet fjalë për 4 kamionë të ngarkuar me  54 ton domate, 8 ton tranguj, 900 kg lakër, 2 ton rrepë të kuqe, 9 ton shalqi dhe 1,5 ton pjepër. Prodhimet bujqësore janë nga Shqipëria dhe duhet të shiten në tregun e Maqedonisë.

Kamionët presin me ditë të hyjnë në Maqedoni dhe me këtë rritet rreziku i prishjes së mallit, por ato do të marrin leje menjëherë pasi laboratorët ta konstatojnë rregullshmërinë e prodhimeve nga laboratorët e akredituar.

Drejtori i Inspektoratit Fito – Sanitar në Maqedoni,  Rumen Stamenov theksoi për Alsat- M se kontrollet nuk bëhen për t’u mbrojtur prodhimi vendor  por që të mbrohet shëndeti i njerëzve. Autoritetet e Maqedonisë kanë theksuar se po vërtetojnë besueshmërinë e dokumentacionit të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Edmond Panariti i është drejtuar me një letër homologut maqedonas, Mihail Cvetkov ku nënvizohet se veprimet e njeaneshme nuk i kontribojne marrëdhënieve dypalëshe.

“Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave tregëtare dhe në informim dhe dialog të vazhdueshëm midis palëve. Veprimet e njëanëshme nuk i kontribojnë marrëdhënieve tona”, ka deklaruar Panariti. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>