TV Star, televizioni i afërt me pushtetin në Greqi ka publikuar një mundësi se si mund të quhet Maqedonia pas negociatave me Greqinë për kontestin e emrit.
”Maqedonia e re” është propozimi që sipas këtij televizioni ka shumë mundësi që të jetë propozimi i pranuar nga dy palët por edhe nga pala e ndërkombëtarëve.
Propozim tjetër ka qenë i negociatorit Mattheë Niemetz që Maqedonia të emërohet si Maqedonia Veriore por një propozim i tillë nuk ka gjetur mbështetje nga pala greke.
Këto ditë duhet të shihet disponimi i palëve negociuse në Bruksel. /Telegrafi/