Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së

Slowenien l Westbalkan-Gipfel der EU in BrdoReagime të zyrtarëve të lartë të RMV-së dhe të opozitës Maqedonase pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brdo.

Kryeministri Zoran Zaev tha se BE dhe Ballkani Perëndimor gjithnjë do të jenë më të fortë nëse do të jenë së bashku. Sipas tij nga Sllovenia është dhënë mesazh se rruga për antarësim në BE është ende e hapur dhe se duhet të vazhdohet me bisedime dhe reformat e nevojshme në çdo vend të Ballkanit Perëndimor. Zaev shpreson se në Samitin e BE-së në dhjetor të 2021 do të kemi win-win proces dhe jo humbje-humbje. Ai është optimist se në samitin e Brdos u ruajt shpirti i gjallë për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Na duhet një nxitje e re, të shpejtohen proceset për sjelljen e vendimeve, sepse bllokadat do të vazhdojnë dhe do të motivohen forcat retrograde të cilat i kundërvihen vlerave dhe zgjerimit të BE”, ka theksuar kryeministri Zaev.

Nord-Mazedonien Skopje | Ursula von der Leyen und Zoran ZaevMaqedonia e Veriut është e gatshme të vazhdojë në rrugëtimin e proceseve dhe të reformave që kërkohen nga BE.

“Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore europiane, ne do t’i intensifikojmë bisedimet me fqinjin tonë Bullgarinë dhe seriozisht do të ndërrmarim hapa në këtë drejtim për zgjidhjen dhe mbylljen e gjitha çështjeve. Ne edhe deri tani kemi treguar gatishmëri dhe konstruktivitet në zgjidhjen e çështjeve bilaterale por çështjet me identitetin janë thjesht të pamundëshme të diskutohen-” – tha Zaev.

Edhe ideja e udhërrëfyesit “5 plus 1 pyetje” që është shpalosur në Brdo për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë nuk është çështje e papranueshme për RMV-në tha Zaev. Ky udhërrëfyes duhet të përgatitet deri në muajin nëntor.

Osmani: Nuk ka dilema se ku dëshirojmë të arrijmë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se diplomacia nuk është garë 100 metra, por maratonë. Maratonë ku dalin pengesa. Por njëherësh ai nuk i arsyeton pengesat për qartësimin e procesit integruestë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Sipas ministrit Osmani, Maqedonia e Veriut nuk ka dilemma se ku dëshiron të arrijë. Qëllimi ynë është i paalternativë se ne duhet të gjejmë zgjidhje për t’i tejkaluar gjitha pengesat drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.

“Qëllimi ynë është aq i madh sa që arsyeton pritjen, durimin, përkushtimin tonë për t’u bërë pjesë e BE-së, për shkak se ne nuk kemi alternative tjetër ” – tha Osmani.

Sa i përket kërkesës së Sofjes për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e RMV-së, Osmani ka thënë se kjo nuk është në kundërshtim me interesat e Shkupit.

Opozita maqedonase kundër kërkesave të reja të Bullgarisë

Hristijan Mickovski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, partisë më të madhe opozitare në vend, është kundër kërkesave të reja të Bullgarisë. Për futjen e pakicës bullgare në kushtetutën e RMV-së duhet të ndryshohet kushtetuta.VMRO-DPMNE nuk është e gatshme të votojë për ndryshimin e kushtetetutës.

Nord-Mazedonien DW Interview Hristijan Mickovski “Ne nuk do të pranojmë ndryshimin e kushtetutës së RMV-së nëse nuk kemi reciprocitet edhe nga pala bullgare, respektivisht futjen e pakicës maqedonase në Bullgari si popull konstituiv në kuadër të kushtetutës së Bullgarisë”, deklaroi Hristian Mickovski.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>