Maqedonia në fazën e verdhë alerte

temperaturaGjatë ditës së sotme me valë të ngrohtë nga faza e verdhë (alerte) do të përfshihet territori i tërë Maqedonisë, gjegjësisht me temperatura deri në 40 gradë Celsius, të cilat e definojnë fazën e verdhë (alerte), njoftoi Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin nga Meteo-alarmi i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Qytetarët nga tërë vendi duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullsinë për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga eksponimi i drejtpërdrejtë i diellit, shmangia e qëndrimit në hapësira të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, higjiena e duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë te personat e sëmurë kronikë.

Ministria e Shëndetësisë në kumtesën e sotme i thekson rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga temperaturat e larta verore.
“Gjatë ditëve të tilla ekstrem të ngrohta qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura (para së gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Të mbahet veshje me ngjyra të hapura dhe e lehtë, ndërsa gjatë eksponimit të drejtpërdrejtë në diell mbani syze mbrojtëse dhe kapele (ngjyrat e hapura reflektojnë ndriçimin), ndërsa gjatë banjove të diellit të shfrytëzohet kremë me faktor të lartë mbrojtës. Të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht fruta dhe perime, ndërsa më pak ushqim i yndyrshëm. Të konsumohen sasi të mëdha lëngjesh, më mirë ujë për pije, ndërsa të shmangen pijet alkoolike. Gjatë hyrjes në automjet, nevojitet që ai një periudhë të ajroset. Të sëmurit kronikë rregullisht ta marrin terapinë e dhënë, në konsultim me mjekët amë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësinë e rritur për paraqitje të helmimit me ushqim dhe infektime të zorrëve, nevojitet larje e obligueshme e prodhimeve bujqësore-kopshtare (perimeve të freskëta dhe pemëve) para përdorimit të tyre.
Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë përgatite termike të ushqimit dhe konsumi i tij në afat shumë të shkurtër pas përgatitjes.
“Nëse kjo nuk bëhet, ushqimi i tillë i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë, ndërsa para shfrytëzimit i njëjti të nxehet në +100 gradë. Të shmangen prodhimet të cilat termikisht nuk janë përgatitur, si majonezi nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohen edhe akulloret dhe kremat e ndryshëm”, theksohet në kumtesë.

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe mjaft i nxehtë, me vranësira të vogla në rajonet malore dhe me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 17 gradë, ndërsa e ditës prej 29 deri 35 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15, ndërsa e ditës do të ngrihet deri në 33 gradë.

Në ditët e fundjavës temperaturat ngadalë do të bien, ndërsa prej të dielës pasdite me vranësira të shtuara do të kemi edhe reshje të shiut dhe dukuri të destabilitetit me bubullima të rralla, kryesisht në jug të vendit. Reshje të kohëpaskohshme të shiut do të ketë edhe në natën drejt të hënës dhe gjatë ditës. (alsat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>