Maqedonia: Nga tigri prej letre në majmun

Sudwest Presse

Nëse Europa nuk do “që të del si majmun”, atëherë do duhej që menjëherë t’i jep fund magjisë përtace të anëtarësimit në të: të ndërprejë menjëherë ndërmjetësimin dhe t’i merret status i kandidatit. Maqedoninë e sundon një bandë kriminale, këtë politikanët e BE nuk e mohojnë por për shkaqe diplomatike edhe nuk e thonë haptazi.

“Momentalisht ajo që ndodh në Maqedoni e tregon domethënien ndërkombëtare të shtetit të vogël Ballkanik. BE’ja e pa se sa janë të vogla mundësitë dhe në këtë rast sheh kah ardhmëria e zymtë. Maqedoninë e sundon një bandë kriminale, këtë politikanët e BE nuk e mohojnë por për shkaqe diplomatike edhe nuk e thonë haptazi.
Për shtete si Maqedonia që ti shpien nga rruga e demokracisë dhe që të mbahen larg nga diktatura dhe konfliktet etnike, BE mbështetet në fuqinë e saj tërheqëse dhe herë pas here nga pak para andej-këndej. Tashmë, asnjëra nuk funksionon. Dorën në zemër, shumica e qytetarëve të Maqedonisë edhe më tej duan që vendi i tyre të bëhet anëtare e BE’së, por njëkohësisht e hetojnë se përpos tyre, atë nuk e do kush – as vet qeveria e tyre, as BE’ja.
Gati 11 vite Maqedonia është kandidat zyrtarë, por bisedimet për përfshirjen e saj akoma nuk kanë nisur. Në fillim kjo ndodhte vetëm për shkak të rastit bizarë të zënkës për emrin me Greqinë. Por, në ndërkohë dolën dhe arsye të tjera. Në pozitën midis gatishmërisë për pranim dhe refuzimit nga ana e Europës, elitat u pozicionuan për mrekulli.
Nëse Europa nuk do që ‘të del si majmun’ atëherë ajo duhet menjëherë që t’i jep fund magjisë përtace të anëtarësimit në të: të ndërprejë menjëherë ndërmjetësimin dhe t’i merret status i kandidatit. Nëse qytetarët e stërmunduar të Maqedonisë më nuk duan të jenë të mpirë nga iluzionet, do dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Në fund të fundit, popujt megjithatë janë më të zgjuar se sa cinikët.

(Norbert Mappes-Niediek)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>