Marin Mema: Faleminderit ”të dashur” tradhëtarë

Marin MemaKy shkrim, është para plotë 4 viteve, por e ribotojmë sepse fatkeqësisht vazhdon të jetë aktuale:

Keni kohë që ”rregjeni” duke folur për te drejtat e shqiptareve ne Fyrom kur ne fakt keni punuar vetëm kundër interesave te tyre. Keni blere e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj. Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar që në fillesë Kryeministrin tuaj, Kryeministrin tonë shqiptar në Fyrom !

IluzioniNuk mundem të kërkoj fajtor askurrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vërtetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare.

Nuk dënjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emër të interesit të tyre , të imponimit të një drejtuesi shqiptar që në nisje të garës ( sepse në kushtet e një rivaliteti të tille mundësitë ishin reale) ! Aq shumë u çatë sa humbët mandate në parlament, kur mund të kishit shfrytëzuar rivalitetin mes Vmro – Lsdm për të faktorizuar votën e shqiptarëve duke i detyruar të dyja këto forca që të kërkonin mbijetesë përmes një Kryeministri shqiptar . E mendoni dot ”të dashur” tradhtarë ? Një kryeministër shqiptar për Shkupin, për Manastirin, për Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën e madhe ,Ohrin, Strugën , Prilepin, Kumanovën e kudo…

Lsdm ka fituar në zona tradicionalisht shqiptare duke shfrytëzuar kandidatë shqiptarë. A nuk ju vjen turp , juve krerëve të partive politike shqiptare ? Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve,e tani po falni e shisni edhe vetë qytetarët !!

Ju nuk kërkoni më shumë punësim për shqiptarët, nuk kërkoni më shumë investime, më shumë pjesëmarrje, më shumë angazhim, më shumë të drejta. Nuk kërkoni një arsim më cilësor, e gjithçka u takon si një popullësi autoktone !! Shqiptarët gjithnjë e më shumë po largohen nga ky vend sepse nuk kanë asnjë mundësi . Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë .

Kurrë nuk keni kërkuar të mbyllni gropën e madhe që ka boshatisur zona të tëra tradicionalisht shqiptare siç janë Shkupi, Manastiri , Ohri e kështu me rradhë… E pra në këto qytete faktori shqiptar po shuhet !!

Ju nuk jeni shqiptar ! Ju jeni gjithçka përveçse shqiptar, edhe emër është e vështirë t’ju vesh… Sot është një ditë e zezë që tregon edhe njëherë se ç’mund të bëjë një politikë e shitur dhe e blerë si rrobë pa vlerë, se ç’mund të bëjnë ca njerëz të veshur me pushtetin e parasë e të dhunës, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi të gjitha të tradhtisë !!! Po ju jeni tradhtarë !!! E ftoj çdo shqiptar në Fyrom t’ju quajë të tillë, Tradhtarë !!!

Pse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët , kur faji është brenda tek ne, tek ju që s’doni t’ja dini për asgjë …

PS : Shpëtoni vetëm në një mënyrë. Vraponi të bashkoheni menjëherë e ti impononi njërës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja, ose mos pranoni bashkëpunim pa marrë postin më të lartë e jo thjeshtë ca portofole ministrore pa vlerë !! Kjo është zgjidhje !! Gjithçka tjetër është tradhti !!!

Marin Mema, 12 dhjetor 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>