“Marsh për 59 engjëjt” në Koçan/Familjet e të vdekurve porositën: Ky nuk është aksident, por vrasje

kocaniEdhe pse qindra qytetarë dolën në protestë, në Koçan mbizotëroi sërish heshtja…

Familjet e të vdekurve nga zjarri në diskotekën Puls marshuan rrugëve… mbanin fotografi të të dashurve të tyre që humbën jetë, pankarta “Marsh për 59 Engjëjt”, por edhe mbishkrim se ky nuk është aksident, kjo është vrasje. 

Marshi filloi pikërisht në orën 12:05… Pjesëmarrësit të udhëhequr nga familjet kaluan pranë kafenesë në qytet, pronari i së cilës është edhe pronari i diskotekës, e më pas para ndërtesës së Komunës, ndërtesës së policisë në qytet dhe gjykatës në Koçan. 

Aty, njëri nga prindërit drejtoi pyetje deri te këto institucione.

“Para tre institucioneve të pavarura, unë bëj tre pyetje valide. Kush vrau engjëllin tim, kush vrau heroin tim dhe kush e bëri hi atë fytyrë engjëllore. Jo vetëm të saj, por të gjithë fëmijëve”, tha një prind.

Të tjerë, nga ana tjetër, thanë se nëse policia do të kishte bërë punën e saj, kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur.

“Po të kishte drejtësi kjo nuk do të ndodhte…. Po të kishte bërë policia si duhet punën nuk do të kishte vdekur asnjë fëmijë”, theksoi një prind.

59 persona kanë humbur jetën nga zjarri në diskotekën Puls. Dje ndërroi jetë një person i cili mjekohej jashtë vendit, i cili ishte udhëheqës i diskotekës. Me këtë numri i viktimave arriti në 60. Duke qenë se në mesin e personave të përfshirë nga hetimi ishte edhe udhëheqësi, prokuroria njoftoi se ndaj tij do të ndërpritet procedura. Në hetimin për zjarrin janë përfshirë një ish-ministër dhe drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, policë, kryetarë komunash të Koçanit, si dhe pronari i diskotekës. Siç dihet, diskoteka ka punuar me licencë false, madje nuk i plotësonte as kushtet për kryerjen e një aktiviteti të tillë.

tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>