Mbi 90 mijë shqiptarë janë shpërngulur nga Maqedonia, shkruan sot gazeta “Dnevnik”, duke cituar burime të KSHZ-së, e cila ka nisur verifikimin e të dhënave të MPB-së dhe krahasimin e tyre me të dhënat e institucioneve të tjera.
Sipas kësaj gazete, bëhet fjalë për 100 mijë banorë, prej të cilëve siç thuhet 90 mijë janë shqiptarë. Por nuk dihet se cila është tendenca e shkrimit të kësaj gazete për të problematizuar numrin e elektoratit shqiptar në Maqedoni, që do të dalë shumë i madh dhe do të rrezikojë përqindjen e votuesve të komunitetit maqedonas.
/ INA /