Mediat serbe: Sulmi në Gushincë është fillim i një lufte në Ballkan

autoblinda gushinceSulmi në fshatin Gushincë, u ka shërbyer mediave serbe për të thurur përralla se shqiptarët po fillojnë një konflikt të ri jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.

Ky sulm madje u ka shërbyer historianëve serbë të akuzojnë edhe partnerët ndërkombëtarë të shqiptarëve, gjë që hedh dyshime shtesë në prapavijën e sulmit.

“Sulmi i UÇK-së maqedonase ndaj policisë në Gushincë është vetëm uverturë në eskalimin e situatës në Maqedoni dhe në tërë Ballkanin”, shkruan gazeta beogradase, “Blic”.

Kjo gazetë vlerëson se “dy sulmet e UÇK-së ndaj institucioneve maqedonase” janë sinjal se nuk po qetësohen tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, transmeton “lajmpress.com”.

Historiani serb Çedomir Antiç ka deklaruar se situata në perëndim të Maqedonisë mund të përkeqësohet në mënyrë plotësuese.

“Shqiptarët janë i vetmi komb në Ballkan që 200 vitet e kaluara nuk kanë arritur të ndërtojnë shtet të vërtetë kombëtar, për dallim prej serbëve, kroatëve, grekëve, bullgarëve… Njëkohësisht ata gëzojnë përkrahje të madhe prej SHBA-ve, Britanisë së Madhe  dhe Gjermanisë, pa të cilën përkrahje nuk do të realizonin vetë qëllimet në Kosovë dhe në Maqedoni”, ka deklaruar Antiç.

Sipas tij, situata në Maqedoni deri diku është nën kontroll duke falënderuar ndikimit ndërkombëtarë. Mirëpo për shkak të aspiratave “për krijimin e Shqipërisë së madhe”, tensionet nuk po ulen.

“Situata e rëndë ekonomike ngjall kujtimet e viteve të 90-ta, kur udhëheqësit e fuqishëm shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni kanë krijuar fuqi. Janë pikërisht ata, që tani me përkrahjen e rinisë, angazhohen për idenë për “Shqipëri të Madhe”. Shpallja e Republikës së Iliridës” në mes të Shkupit është sinjal se çfarë aspiratash kanë dhe se nuk do të ndalen”, ka shtuar Antiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>