Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” ka reaguar në lidhje me keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe praninë e tyre në tubime partiake.
“Për shkak të numrit të madh të ankesave nga qytetarët për keqpërdorimin e fëmijëve para zgjedhjeve lokale nga gjitha partitë politike, Megjashi përsëri ju bën thirrje partive t’i kursejnë fëmijët nga çdo përfshirje në fushatë dhe marketing politik”, thonë nga “Megjashi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se keqpërdorimi politik i fëmijëve paraqet dhunë politike dhe organizim të fëmijëve si instrument për presion politik.
“Të kujtojmë se fëmijët nuk janë objekt të cilëve të rriturit duhet t’u tregojnë se ç’farë të bëjnë. Fëmijët janë qytetarë si gjithë të tjerët dhe ashtu duhet të trajtohen”, thuhet në reagimin e ambasadës së fëmijëve./Telegrafi/