Mërgimtarët në Maqedoni kanë dërguar 132 milionë euro për 9 muaj

euro_500Gjithsejt 132 milionë euro kanë ardhur nga punonjësit të cilët fitojnë jasht Maqedonisë në nëntë muajt e para të vitit të kaluar. Vetëm në shtator, gjithsejt si transfere janë dërguar 17,5 milionë euro. Shuma e të dhenave në atë muaj është më e madhja në vitin e kaluar nesë bëjm krahasim në muaj, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM.

Ndryshe transferet personale janë pjesë e transfereve të përgjithshme private në vend të cilat BPRM i mat edhe hyrjet edhe daljet. Shifrat e BPRM janë më të ulta nga shumat reale të cilat mërgimtarët i sjellin në Maqedoni. Banka Qendrore i mat vetëm ata të cilat vijnë përmes kanaleve oficiale dhe devizat të cilat këmbehen në bankat vendore dhe këmbimoret. Analizat janë se shuma e cilat merret si dëshmi është një e dhjeta (1/10) nga Bruto Prodkuti Vendor (BPV) i Maqedonisë.

Sipas analizave të Bankës Botërore paratë nga mërgimtarët tanë në Maqedoni janë 2,2 % nga e BPV. Me këtë të dhënë vendi ndodhet në vendin e fundit nga gjashtë vendet në rajon. Në Kosovë ajo shumë është mbi 13 % nga BPV e Kosovës, në Shqipëri mbi 6, kurse afërsisht aq edhe në Serbi.

Gjatë tërë vitit 2015-të, nëpërmjet kanaleve legale mërgimtarët kanë dërguar në Maqedoni 194,5 milionë euro, shumë kjo më e lartë se vitet paraprake. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>