Mickoski: Osmani po manipulon me popullin, do të ketë vetëm pranim të kornizës bullgare

Hristijan-MickoskiOsmani vazhdon të mos e thotë të vërtetën dhe të manipulojë popullin, sepse ajo që dëgjojmë në Sofja është se sigurisht që nuk do të ketë negociata. E vetmja gjë që mund të ndodhë është që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, tha kryetari i OBRM-PDUKMsë, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes për deklaratën e ministrit të Jashtëm Osmani për marrëveshje të mundshme dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Ai konsideron se konferenca e parë ndërqeveritare është “folklor, një ngjarje pa esencë”.

“Përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedonisë do të fotografohen dhe këtu përfundon gjithçka. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të respektohet e gjithë korniza negociuese dhe ajo kornizë negociuese do të përfshijë kërkesat e Bullgarisë, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai theksoi se OBRM-PDUKM nuk do t’i mbështesë ato ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse kërkon 2/3, pikërisht sepse nuk ka garanci se do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se deri në anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nuk do të kemi më kërkesa nga politikanët e fqinjit tonë lindor.

Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>