Ministrat dhe zv/ministrat e LSDM-së parashtruan dorëheqjet e tyre

Ministri i PBSot ministrat dhe zv/ ministrat nga radhët e LSDM-së parashtruan dorëheqjet e tyre nga funksioni në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

“Në rast se mbetet në fuqi vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, të miratuar më 18 janar 2016, kërkojmë që paraprakisht dorëheqjet të konstatohen. Në pajtim me marrëveshjen e Përzhinës, Qeveria në të cilën marrim pjesë u formua me qëllim organizmin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, derisa përmbushen të gjitha pikat e kësaj marrëveshje. Në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill. Kjo në mënyrë direke është konstatuar edhe nga faktori ndërkombëtarë, nga BE-ja dhe SHBA-ja”, deklaroi Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit pa pastrim të listës zgjedhore dhe pa reforma për media të lira, nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“LSDDM-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje jo të lira dhe jo demokratike të cilat i paralajmëron VMRO-DPMNE-ja”, deklaroi Spasovski.

 Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>