Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa me synim, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtje nga Kovid-19, sipas të cilëve kufizohet puna e objekteve gastronomike dhe në vend deri në orën 21 do të jetë deri në orën 18, përveç për objektet gastronomike të cilët realizojnë shitje në mënyrë alternative (porosi online, porosi telefonike e të tjera) dhe të bëjnë dorëzim ose mundësojnë marrje të pavarur të porosisë jashtë nga objekti gastronomik (përmes banakut).
Në mënyrë plotësuese, puna e objekteve gastronomike deri në orën 18, të kryhet në kuadër të protokolleve tani më të miratuara. Kjo masë do të fillojë të zbatohet nga 18 dhjetor 2020 deri më 21 janar 2021.
Qeveria e pranoi rekomandimin që të ndalohet organizimi i mbajtjes së çdo lloji i festimeve të Vitit të Ri dhe festimeve të festave fetare, si dhe ndalimi i organizimeve të Vitit të Ri në hapësirë të hapur dhe të mbyllur në organizim të personave fizikë dhe juridikë, duke përfshirë edhe institucionet publike dhe në këtë drejtim u sugjerohet komunave, si dhe të gjithë organizatave të themeluara nga vetëqeverisja lokale, se ndalohet çdo lloj grumbullimi në grupe dhe organizimi i festimeve me rastin e Vitit të Ri dhe festave fetare dhe përderisa të njëjtit tanimë kanë të organizuar, të heqin dorë.
Në këto masa është përfshirë edhe ndalimi për hotelet për organizimin e festimeve me rastin e festave të Vitit të Ri dhe festave fetare dhe përderisa të njëjtit tanimë kanë organizuar festime të Vitit të Ri , t’i anulojnë dhe funksionimi i hoteleve të jetë në kuadër të protokolleve për punë.
Në objektet hotelerike (hotele, motele, bujtina, e të tjera) në restorantet e tyre kufizohet orari i punës deri në orën 21 i dhe të punojnë ekskluzivisht për mysafirët të cilët kanë rezervuar dhe atë vetëm gjatë shërbimit të vakteve dhe kufizohet orari i punës në kafenetë dhe baret në objektet hotelerike deri në orën 18.
Me këto masa shtesë, Qeveria u sugjeron bashkësive fetare për ndalimin e organizimit dhe mbledhjes në grupe në dhe rreth objekteve fetare, me rastin e festave fetare, duke përfshire edhe rekomandimet për festime në shtëpi, në vikend shtëpitë dhe nëpër objekte të ndryshme në lokacione turistike në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut.
Masat e reja përfshijnë ndalimin për dhënie me qira të vikend shtëpive dhe kapaciteteve të tjera turistike për akomodim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbledhje në grupe dhe organizim të festimeve me rastin e festave të Vitit të Ri dhe festave fetare, përveç për dhënie me qira të personave nga e njëjta familje.
Për zbatimin e suksesshëm të masave Qeveria rekomandon kontrolle të përforcuara dhe mbikëqyrje inspektuese nga ana e zyrtarëve të policisë dhe inspektorateve kompetente për respektimin dhe zbatimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19, në periudhën e ardhshme të Vitit të Ri dhe festave fetare të cilat do të fillojnë të zbatohen prej 18 dhjetor 2020 deri më 20 janar 2021.