Mot me shi gjatë javës – në fundjavë reshje të borës

shiMetereologët, paralajmërojnë ulje të temperaturave dhe reshje të borës edhe në vendet më të ulëta gjatë fundjavës. Në viset malore shtresa e dëborës do të shkojë deri mbi 50 cm.

Sipas metereologëve, nën ndikimin e aktiviteteve të theksuara ciklonike me qendër në gjirin e Gjenovës por edhe të një sërë valësh të lagështa ajrore, deri në fund të kësaj jave, në vendin tonë moti do të jetë I ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht, sic percjell KlanM, reshjet do të jenë të rëmbyeshme – mbi 70 litra në metër katror ku ekziston mundësia për përmbytje lokale.

Vecanërisht të enjten, sipas metereologëve, lokalisht moti do të jetë jostabil me reshje intensive të shiut, bubullimave dhe erës së jugut. Lokalisht, sic percjell KlanM, këto procese do të jenë në formë të motit të lig, me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor – mbi 80 kilometra në orë, kurse në viset malore, veçanërisht në veriperëndim do të ketë reshje të borës dhe do të formohet shtresë më e madhe e dëborës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>