MPB: alarmet për bombat nëpër shkolla janë të rrejshme

mvrSipas MPB-së, mëngjesin e sotëm kishte shumë kërcënime për bomba në disa shkolla pothuajse në të gjithë territorin e vendit

 

Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të MPB-së janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste.

 

Nga MPB thonë se pas masave që kanë ndërmarrë, kanë konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rrejshme.

“Në të njëjtën kohë, MPB bën thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>