Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit, do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit.
Nga MPB thonë se Ligji për letërnjoftime nuk ka ndryshuar.
“Letërnjoftimet të cilave nuk u ka skaduar afati, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 02.12.2024. Ministria e Punëve të Brendshme, si ministri resore përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve personale, thekson se Ligji për letërnjoftime nuk është ndryshuar”.
“Për këtë qëllim, i njoftojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se letërnjoftimi me emrin e shtetit “REPUBLIKA E MAQEDONISË” të cilat janë të vlefshme, gjegjësisht të cilave nuk u ka kaluar afati, vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt 2024”, thonë nga MPB.
12 shkurti, afati i fundit deri kur do të vlejnë dokumentet personale, ka shkaktuar kaos para institucioneve të MPB-së, gjegjësisht turma të qytetarëve, të cilët kanë nxituar të marrin dokumente të reja.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se do të kontaktojnë me Greqinë, për të shtyrë afatin e 12 shkurtit, pasi siç kanë theksuar, vendi nuk ka kapacitete për të lëshuar numër të madhe të letërnjoftimeve dhe pasaportave në këtë afat kohor.
Telegrafi