Nano Ruzhin: Gruevski nën presion të madh; Osman Kadriu: VMRO nuk do të ketë rezultat për qeveri të re

gruevskiNjëzet ditët të cilat i kanë në dispozicion partitë politike për krijimin e qeverisë së re do të jenë përplot me parashikime në heshtje, strategji dhe taktizime, vlerëson profesori universitar, Nano Ruzhin.
Sipas tij, vetë liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ndodhen në presion serioz, madje edhe nga vetë anëtarësia e tyre se në ç’drejtim duhet të shkojnë.
“Në këto çaste mendoj se edhe Ali Ahmeti edhe Nikolla Gruevski po përballen me probleme serioze, presione serioze, madje edhe kundërshtime serioze edhe në kuadër të anëtarësisë së tyre se deri ku mund të shkojnë dhe çfarë të bëjnë. Natyrisht, në kushte të tilla vjen në shprehje thënia e vjetër “mos thoni asgjë, sepse çfarë do që të thoni mund të ndikojë kundër”, prandaj mendoj se kemi një lloj heshtje”,- deklaroi profesori universitar, Nano Ruzhin.
Nga ana tjetër, eksperti juridik, Osman Kadriu, nuk beson se VMRO-DPMNE do të arrijë të bie në ujdi për krijimin e një qeverie të re me partitë shqiptare.
“Mendoj se epilogu i fundit në rrethin e parë do të jetë që Gruevski me skadimin e afatit  20 ditor nuk do të ketë mundësi dhe nuk do të ketë rezultate të propozojë përbërjen e qeverisë së re, e cila zgjedhje duhet të kalojë natyrisht në Parlament. Në këto raste, sipas Kushtetutës dhe praktikës parlamentare, deri tani ai do të jetë i obliguar t’i kthejë mandatin kryetarit të shtetit dhe ai më pas të fillojë fushatën për rrethin  e dytë. Ai në rrethin e dytë duhet të përcaktohet dhe të thirr në bisedime dhe t’ia besojë mandatin, praktikisht postin mandatar, subjektit të dytë politik”,- tha profesori universitar, Osman Kadriu.
Dy njohësit e rrethanave politike, Kadriu dhe Ruzhin, vlerësojnë se subjektet politike duhet ta kenë të qartë se vendin e pret përmbushja e reformave, si parakusht për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të cilat një periudhë të gjatë e tërheqin vërejtjen partnerët strategjik të vendit. (zhurnal)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>