Diplomatë europerëndimor në Shkup në qeverisjen e ardhshme nuk duan asnjë nga ministrat aktual, sepse ata janë pjesë e skandaleve qeveritare dhe të një kabineti të korruptuar dhe kriminalizuar, që u zbardh me materialet e përgjimeve .
“Asnjëri nga ministrat aktual nuk duhet të jetë pjesë e qeverisjes së përkohshme. Qeveria e re duhet të përbëhet nga njerëz kompetent dhe që kanë frymë reformash. Nuk duam ministra demagog, që proklamohen si personalitete me kredibilitet dhe me frymën e reformatorëve, ndërsa në anën tjetër janë pinjoll dhe shërbëtor të bosëve të tyre politik. Kështu janë ministrat e dy partive dhe se ata kanë përgjegjësinë e përbashkët dhe duhet të ikin”, deklaroi për INA, një diplomatë europerëndimor në Shkup.
Përfaqësuesit e BE-së kërkojnë që qeverisja e përkohshme duhet të ketë personalitete me kredibilitet, profesionalizëm të dalluar dhe përvojë menaxheriale. Kabineti i ri qeverisës do të jetë më shumë teknik, i cili do të merret kryesisht me çështje formale deri në formimin e qeverisjes së dalur nga zgjedhjet e 24 prill të 2016. (INA)