Kryeministrit Zoran Zaev edhe pse paralajmëroi se shumë shpejt do të ndodhë edhe ndërrimi i drejtorëve në disa drejtori, kjo akoma nuk ka ndodhur. Në shënjestër janë drejtorët që nuk kanë treguar rezultate. Sipas Alsat-M ndërrimi i drejtorëve do të ndodhë në disa faza.
Por cilët janë drejtorët e targetuar nga BDI, për të cilët nuk është i kënaqur kryeministri. Siç mësohet kërkohet dorëheqja e drejtorit të Byrosë së Furnizimeve Publike me të cilën udhëheq Bardhyl Nasufi, ndërrimi në Agjencinë për Investime të Huaja ku drejtor është Vullnet Ademi, “Rrugët e Maqedonisë” me drejtor Gajur Kadriun, “Hekurudhat e Maqedonisë” ku është drejtor Irfan Asani dhe nga Qendra e Shërbimeve në klinika me të cilën udhëheq Shkodrane Dardhishta. Në këmbim mësohet se BDI-së i është ofruar Agjencia për Inovacione Teknologjike, Inspektorati i Tregut dhe Drejtoria për Çështje Pronësore. Si pasojë e shkarkimit të Dragan Tevdovskit nga posti i ministrit të Financave, ky dikaster ka mbetur pa ministër. Por zëvendësministrja, Shyerete Elezi thotë se në këtë resor gjithçka funksionon pa pengesa.