Ndotësi kryesor i ajrit në Tetovë ka një emër, “Jugohrom”

JugohromNdotësi kryesor i ajrit në Tetovë është kombinati Jugohrom thonë qytetarët dhe ambientalistët duke kërkuar edhe njëherë nga institucionet masat konkrete për parandalimin e helmimit të tyre nga grimcat kancerogjene PM10. Ata thonë se loja e ping-pongut mes Qeverisë dhe Ministrisë së Ambientit Jetësor duhe të ndëritet pasi rreziku vazhdon të rëndojë mbi shëndetin e tyre

“Nga gjithë ajo që shohim në Tetovë nga të gjitha parametrat e matjeve që bëhen vërehet se ndotja është enorme është shumëfish më e madhe se sa kuotat e lejuara të ndotjes. Është koha e fundit që pikërisht ai institucion që thirret për këtë, pra Ministria e ekologjisë sigurisht në këtë rast edhe qeveria, që të ndërmarrin masa urgjente për tejkalimin e kësaj situate. Ndërkohë dihet se tejkalimi i kësaj situate përveç ndotësve të imët që ashtu i quaj unë është edhe fabrika e Jugokromit si ndotësi kryesor në këtë rast,” u shpreh një banorë.

“I bën dëm si nuk i bën është diçka e keqe jo e mirë. Mjerët ata që e kanë çka me bë, kujt ti thuash sikurse e dini vet si është puna”.
Lëvizja qytetare EcoGuerilla, ditë më parë i dhuroi një trofe Tetovës, si qyteti më i ndotur në botë, ndërsa kërkoi nga Qeveria që mos tallet me fatin e banorëve,” deklaroi një banorë.

“E vërteta është se ne helmohemi e atyre nuk iu bëhet vonë sepse ne në sytë e tyre jemi vota nuk jemi njerëz dhe deri në momentin që qytetarët e Tetovës në një numër më të madh nuk ankohen për këtë gjë ata do vazhdojnë të na helmojnë,” deklaroi Arianit Xhaferii EcoGuerilla-s.

Edhe pse nga Ministria e ekologjisë disa herë janë shprehur se nuk bën ndotje në Tetovë vetëm Jugokromi por edhe shumë faktorë të tjerë në Qytetin e Tetovës – studiuesit e kësaj Lëmie shprehin të kundërtën”.
Ekspertët thonë se në nivel shteti industria merr pjesë me 25 për qind në ndotjen e ajrit ndërsa situatë më alarmante paraqitet në rajonin e Tetovës ku sipas të dhënave në ndotjen e ajrit rol ky edhe atë me mbi 60 për qind ka kombinati Jugohrom. Tetova sipas institutit ndërkombëtar për matjen e ajrit Numbeu është qyteti më i ndotur në Botë.

Bashkim Sulejmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>