“Në Ballkan ende nuk është zgjidhur çështja shqiptare, serbe dhe maqedonase”

“Në Ballkan ende nuk është zgjidhur çështja shqiptare, serbe dhe maqedonase”
flamujt ballkan“Ballkani nuk mund të jetë i qëndrueshëm pasi tri çështje etnike janë të pazgjidhura”, thotë drejtori i Institutit për Studime sllovene në Moskë, Konstantin Nikiforov.Në një interviste dhënë agjencisë së lajmeve Tass, Nikiforov tha, se Ballkani ende nuk e ka të zhvilluar si duhet ekonominë dhe se përfaqëson një pjesë të paqëndrueshme të Evropës.

“Së paku tri çështje etnike duhet të zgjidhen, ajo serbe, shqiptare dhe maqedonase. E ardhmja e dy vendeve post- jugosllave; Bosnjës dhe Maqedonisë, të cilat kanë Kushtetuta të bëra me forcë, kjo është ende e paqartë. Çështja e Kosovës, e cila është e njohur pjesërisht si shtet, ka ende për t’u diskutuar”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ndër tjera tha, se duhet të mbahet mend “kontradikta afat-gjata turke- greke”.

“Mendoj se vendet e Ballkanit duhet të kthehen në moton popullorë “Ballkani për njerëzit e Ballkanit.” Popujt e Ballkanit duhet të jenë zotë të shtëpive të tyre”, tha ai.

Sipas tij, prirja kryesore e Ballkanit mbeten vendet e rajonit që aspirojnë për anëtarësim në BE dhe në NATO mbetet prirje kryesore, ndërsa ndikimi rus nuk duhet të ndjehet, edhe pse Moska është aktive vetëm në rajon, si furnizuesi i burimeve të energjisë.

“Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe problemet e identifikuara, vendet e Ballkanit janë ende në kërkim për anëtarësim në të gjitha organizatat evropiane dhe euroatlantike. Shumë prej tyre tani u janë bashkuar NATO-s dhe BE-së, siç janë trupat e NATO-s në territorin tonë. Në fakt, vetëm serbët (në Serbi dhe Republikën Serbe) kanë dyshime për shkak se ende nuk i kanë harruar bombardimet e NATO-s”, tha ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>