Në Maqedoni po përkeqësohet gjendja

mbeturinaRezultatet e studimit gjithëpërfshirës për cilësinë e jetesës në shtetet anembanë botës flasin se Finlanda është shteti me jetesë më të mirë nga 160 sa janë analizuar, ndërkohë që Shqipëria gjendet në vendin 52-të ndërsa Maqedonia në vendin e 57-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Social Progress Index, më konkretisht lista e shteteve që kanë shënuar përparim më të madh në përmbushjen e nevojave themelore të njeriut, mirëqenies dhe cilësisë së jetesës, rendit Finlandën në vendin e parë e pasuar nga Kanadaja, Danimarka, Australia, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Islanda.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria zë vendin e 52-të, Maqedonia të 57-in, ndërkohë që kryeson Sllovenia në vendin e 20-të, e pasuar nga Kroacia në vendin e 33-të, Serbia në të 47-in, Mali i Zi në vendin e 55-të dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 69-të.

Në fundin e listës është Zambia, ndërsa para saj janë Vietnami, Sudani, Turkmenistani, Malta, Luksemburgu dhe Omani.

Disa nga vendet ekonomikisht më të zhvilluara janë renditur jashtë dhjetë pozitave më të larta. Gjermania është në vendin e 15t-të, Franca e 17-ta, dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 19-të.

Ky studim tregon se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nuk është matës i vetëm i pasurisë dhe mirëqenies pasi përfshihen kritere të tilla si kujdesi shëndetësor, niveli i krimit, mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Kjo është arsyeja pse disa nga vendet më të zhvilluara në këtë listë nuk kanë arritur rezultate të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>