Ministri i Jashtëm grek Níkos Kotziás pas takimit që kishte me homologun e tij, Nikola Dimitrov në Bruksel, deklaroi se zgjidhja e çështjes së emrit të vendit fqinjë tashmë ndodhet në duart e kryeministrave të Greqisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Në veçanti, z.Kotzias tha se bisedimet midis ministrave të Jashtëm përfunduan dhe çështja tashmë kalon në kryeministrat e të dy shteteve, pasi negociatat përfunduan dhe në nivelin e ekspertëve për çështjet teknike dhe ligjore.
Kështu, marrëveshja përfundimtare do të diskutohet në takimin që do të kenë kryeministrat e të dy vendeve, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, vazhdoi ai.
Jemi në «fazën përfundimtare», vlerësoi dhe Nikola Dimitrov, i cili deklaroi se është e mundur të arrihet një zgjidhje përfundimtare deri në Samitin e Lartë të BE-së më 28 Qershor.
Megjithatë, sipas burimeve qeveritare, të «dy ministrat e Jashtëm bënë përparim të rëndësishëm, ndërkohë negociatat nuk përfunduan, por ndodhen në pikën më kritike të tyre. (ert)